Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se punimet në segmentin e rrugës Prizren-Prevallë tani po ecin me ritme të shpejta, po punohet intensivisht në asfaltimin e këtij aksi të rëndësishëm.
Asfaltimi i Projektit “Rikonstruimi i rrugës R-115”, segmenti i rrugës Prizren-Prevallë, është kontratë që ka dy lote:
Lot 1 – Me gjatësi të rrugës prej 16 km, dhe me vlerë të kontratës rreth 8.4 milionë Euro; si dhe
Lot 2 – Me gjatësi të rrugës prej 10 km dhe me vlerë të kontratës rreth 7 milionë Euro.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se edhe në rrugën Gjilan-Kllokot, kanë filluar të punojnë edhe në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mëngjes, në 05:00, për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës e gjithashtu që të mos pengojmë qarkullimin e trafikut në këtë aks rrugor, të cilin kryesisht e frekuentojnë bashkatdhetarët nga mërgata, ku edhe ministri Liburn Aliu dhe zv.ministri Hysen Durmishi kanë vizituar dhe falënderuar punëtorët.






