Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Ekstradohen nga shtetet tjera tre qytetarë të Kosovës të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Kor 19, 2023

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar, ka realizuar me sukses tri (3) ekstradime gjatë periudhës së fundit.

Me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar, ndaj personit me iniciale (L.C.) mashkull/kosovar, i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”, i kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt dhe të Prishtinës. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok personi është arrestuar nga autoritetet gjermane, dhe në kontakt me këto autoritete është ekstraduar nga Gjermania për në Republikën e Kosovës me datën 30.06.2023.

Me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar, ndaj personit me iniciale (B. L.) mashkull/kosovar, i kërkuar për veprën penale “Fajde”, “Detyrim“ i kërkuar nga Gjykata Themelore-Pejë. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok, personi është arrestuar nga autoritetet policore hungareze dhe i njëjti është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë me datën 12.07.2023.

Me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar ndaj personit me iniciale (D. F.) mashkull/kosovar, për veprën penale “Trafikim me narkotik’’ i kërkuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, dhe i dënuar me tri (3) vite burgim. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok i njëjti është arrestuar nga autoritet policore finlandeze.

Personi është ekstraduar nga Finlanda për në Republikën e Kosovës me datën 14.07.2023.

Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera, dhe angazhimet e tilla me sjelljen para drejtësisë së personave të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar do të vazhdojnë në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM