Build Skills with our trainings

Sign up now!

Galeria e Arteve në Ferizaj u gjallërua me ngjyra dhe figura imagjinative nga fëmijët me sindromën Down

Kor 21, 2023

Galeria e Arteve në Ferizaj u gjallërua me ngjyra dhe figura imagjinative të 74 pikturave të krijuara gjatë 5 muajve të fundit nga fëmijët me sindromën Down dhe fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuara, nën udhëheqjen e artistes Pranvera Sylejmani.

Hapja e ekspozitës u bë edhe me e veçantë pas performancës në piano të dy fëmijëve, Leart Gashi dhe Eloida Alija.

“Art Terapi: Krijime të shëndetshme dhe njohje me trashëgiminë kulturore në vendin tonë” është një nga projektet përfituese të mbështetjes financiare përmes thirrjeve publike të MKRS-së.

Përmes iniciativave të tilla nxisim gjithëpërfshirje, pjesëmarrje aktive të të rinjve në jetën kulturore me theks te fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM