Ky konkurs ka qenë në përputhje me standardet bashkëkohore si dhe në harmoni me nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit. Kriteret bazë kanë qenë: kuadri deficitar, kapacitetet mentoriale dhe kapacitetet infrastrukturore.
Përmes këtij konkursi, janë ndarë 359 specializime për lëmi klinike, Mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.
I shpallëm sot rezultatet e konkursit për Shkollimin specialistik.
Ky konkurs është vetëm raundi i parë. Të tjerë do të pasojnë.
Fituesve ju uroj të kenë studime të frytshme, punë të palodhur, përvojë të vyeshme me profesorët e specialistët në shërbim të pacientëve.
Falenderime për bordin e administratën në mbarëvajtjen e procesit.
Më e mira ende pritet të fillojë. Synimi është që nga vit në vit shkollimi specialistik të perfeksionohet .
Këtë synim do ta mbërrijmë së bashku, ka thënë ministri Vitia.