Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Inspekcionit ka bërë të ditur se pas heqjes së azbestit, kanë filluar me rrënimin e shtëpizave në mënyrë që të krijojnë një hapësirë sa më të përshtatshme për Tregun e Gjelbër të përkohshëm, duke vazhduar më pas me realizimin e projektit të madh për këtë zonë.
Drejtori Florian Dushi ka thënë se kanë filluar rrënimin dhe pastrimin e hapësirave ku do të zhvendoset përkohësisht Tregu i Gjelbërt deri në realizimin e projektit të Tregut të ri të premtuar nga kryetari Përparim Rama, thuhet në postimin në Facebook të Drejtorisë së Inspekcionit-Komuna e Prishtinës.