Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka filuar Stërvitja Ushtarake Bazë për rekrutë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të kujdeset për trajnim dhe zhvillim të karakterit luftarak për 316 rekrutët e rinj.
Atdhedashuria dhe profesionalizmi janë pjesë përbërese e plan-programit 9 javor.
Përgatitja për shërbim ndaj vendit fillon sot, e ardhmja fillon këtu.