Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB ndan mesazhet kryesore të fushatës, ”Festo me zemër, jo me armë” me mërgimtarët që vinin përmes Merdares

Kor 25, 2023

Duke iu dëshiruar mirëseardhje në vendlindje mërgimtarëve që vinin në Kosovë përmes pikës së kalimit kufitarë në Merdare, zëvendësministri i Punëve të Brendshme,  Blerim Gashani, diskutoi me mërgimtarët për fushatën që është duke e organizuar Ministria e Punëve të Brendshme, kundër të shtënave festive: “Festo me zemër, jo me Armë”.

Me këtë rast zëvendësministri Gashani kërkoi nga mërgimtarët që bashkë me institucionet të shpërndajë mesazhet kryesore të kësaj fushate, për të gjithë familjarët e tyre për rreziqet dhe pasojat që vijnë nga të shtënat festive.

“Mërgimtarët janë një aset i madh për shtetin e Kosovës dhe për gjallërinë që sjellin në vendlindje. Ju kemi përzgjedhur ju, me qëllim që të na ndihmoni të shpërndani këtë mesazh për rrezikun që kanë të shtënat festive dhe të raportoni rastet te Policia e Kosovës. Vetëm duke punuar së bashku mund të ndihmojmë në parandalimin e kësaj dukurie negative e cila i përket së kaluarës”, theksoi Gashani

Koordinatori për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, gjatë bashkëbisedimit me mërgimtarë, vuri në dukje rreziqet që vijnë nga të shtënat me armë, por edhe pasojat juridike që do t’i kenë qytetarët që shtënë me armë, prandaj theksoi ai është e rëndësishme që të festohet pa armë.

Ndërsa mërgimtarët mirëpriten nismën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në parandalimin e të shtënave festive dhe theksuan gatishmërinë e tyre që të njëjtat mesazhe që morën sot, do t’i ndajnë edhe me familjarët dhe të afërmit e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme, me 30 qershor filloi zyrtarisht  fushatën ‘Festo me zemër, jo me armë’ me aktivitete në shkolla, takime me Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi, institucionet të sigurisë, institucione fetare dhe asamble Komunale në qytete të ndryshme në Kosovë. Aktivitete të tjera do të përcjellin fushatën gjatë ditëve dhe muajve në vijim, për të ngritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për të rritur numrin e raportimeve për të shtënat festive.

Kjo fushatë është duke u mbështetur nga UNDP dhe SEESAC, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM