Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë nën asistencën e njësiteve tjera policore në kuadër të Drejtorisë rajonale të policisë në Pejë ka realizuar planin operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë me automjete si dhe parandalimi i ngasjes pa pajisje dhe pa dokumente adekuate të motoçikletave”.
Plani në fjalë është realizuar për dy ditë më radhë nga ora 22:00 deri në orët e mëngjesit, gjatë realizimit të këtij plani janë lëshuar rreth 100 fletë gjoba dhe janë konfiskuar disa motoçikleta pa dokumente përkatëse.
Njёsitet e Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, do tё vazhdojnё edhe ditёve nё vijim nё rregullimin e komunikacionit dhe parandalimin e aksidenteve.
Tanimё kemi fluks të madh të automjeteve në rrugët e vendit dhe mu për ketë apelon tek secili vozitës që të kenë kujdesin maksimal dhe të respektojnë rregullat në komunikacion, thuhet nё postimin nё Facebook tё PK-sё.