Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se po punohet në hartimin e konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentim dhe prezantim të krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se në takimin e radhës të grupit punues kanë diskutuar për konceptin fillestar, hapat konkret dhe punën që është duke u bërë në vazhdimësi e po ashtu ndarjen e përgjegjësive.
Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm ku do të dokumentohet historia jonë, prezantohet për qytetarët, për vizitorët dhe përcjellet për brezat e rinj, dhe për këtë do të marrim shembujt më të mirë që janë aktualisht në botë.