Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati: Për herë të parë ekonomia e vendit ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës

Kor 29, 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se për herë të parë, ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës. Sipas shifrave zyrtare të deklaruara në ATK, në fund të tremujorit të dytë sivjet, kemi pasur të regjistruara 404,965 vende pune aktive.

Murati në postimin e tij në Facebook ka thënë se kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë dhe se punësimi ka qenë prioritet që nga dita e parë, si njëra nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës – Punësim e Drejtësi.

 

Disa nga masat e punësimit:

 

Qeveria për Familjet – secila familje një të punësuar

 

Mbështetja e punësimit të grave

 

Mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara

 

Mbështetja e zanateve

 

Mbështetja e start-ups

 

Superpuna

 

Përveç këtyre masave direkte, gjithashtu kemi: shtuar subvencionet në bujqësi, mbështetur kreditë investive për prodhuesit, filluar shkollimin dual, dhënë bursa për studime në STEM, shpërndarë voucher për kurse në IT, si dhe shumë masa, veprime e lehtësime tjera të cilat po japin rezultat dita ditës.

 

Punë dhe Drejtësi!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM