Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se rruga “B” po gjallërohet me ngjyrat e shumta nga grafitet e muralet e bukura të artistëve nga vende të ndryshme të botës, të cilët po krijojnë në muret përgjatë rrugës, në kuadër të Meeting of Styles Kosovo.
Rama në postimin e tij në Facebook ka fuar qytetarët ta vizitojnë këtë hapsirë, ku mund te shihni artistët teksa krijojnë artin e tyre nën shoqërimin e muzikës, ushqimeve e pijeve dhe të kënaqeni në atmosferën e krijuar.