Në një atmosferë miqësore e verore në parkun e kryeqytetit, u mbajt ndeja e mirëseardhjes për mërgatën.
Kryeministri Albin Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se aktivistët nga Qendrat tona në mërgatë, nëpër Kosovë, ministra/e, deputetë/e, patën rastin të ritakohen e të bashkëbisedojnë me mërgatën për ecjen e përbashkët në organizim dhe qeverisje.
Mirë se vini! Gëzohemi që ju shohim e ju takojmë.Kujtuam shumë punë që kemi bërë dhe bashkëbiseduam për shumë punë që na presin.Mërgata vazhdon të ketë rol kyç në secilën fitore tonë dhe në secilin ndryshim të mirë e të domosdoshëm për vendin.Bashkë me Mërgatën, ka thënë kryeministri Kurti.