Me urdhër të Gjykatës Speciale është arrestuar ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj.
Autoritetet e Shqipërisë arrestuan Dritan Goxhaj në Tiranë. Dhomat e Specializuara të Kosovës kërkuan bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e Goxhaj dhe dorëzimin e tij.
Mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.
Goxhaj do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë, thuhet në komunikatën për media e Dhomave të Specializuara të Kosovës.