Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim shtatë nga nëntë kadetë tanë të cilët studiojnë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se që nga marrveshja bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë, tashmë janë duke studiuar gjithsej nëntë kadetë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqiperise – Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (Shkenca Ushtarake) duke perfaqesuar Republiken e Kosovës.
Nga këta studentë, në vitin e dytë janë katër kadetë të cilët pritet të diplomojnë në vitin 2024 si gjenerata e parë nga Kosova, ndërsa në vitin e parë janë pesë kadetë që tashmë kanë mbaruar me sukses periudhën më të veshtirë.
Gjatë këtij viti janë përzgjedhur edhe 10 kadetë të tjerë që pritet të fillojnë studimet në tetor të këtij viti, në tri drejtime të ndryshme.