Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar popullin dhe shtetin mik të Zvicrrës për ditën kombëtare të tyre.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se në këtë ditë të drejtat e njeriut, liria dhe demokracia që percjell Zvicra janë virtyte që na frymëzojnë dhe të cilat i ndjekim edhe ne në Republikën e Kosovës.
Në këtë ditë të veçantë, falënderojmë shtetin e Zvicrrës për bashkëpunimin dhe uroj për vazhdimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes vendeve tona.
Partneriteti dhe bashkepunimimi ynë patjetër që forcon dhe është në shërbim të paqes dhe stabiltetit.
Gjithashtu, një urim i veçantë shkon edhe për mërgimtarët tanë në Zvicërr të cilët janë pasqyra më e mirë e kombit tonë. Janë ata të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë.