Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Zvicrën për Ditën Kombëtare. Ajo ka thënë se Zvicra është partneri ynë i kamotshëm dhe një përkrahës i zellshëm i popullit të Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të Presidencës së Kosovës.
“Gëzuar Ditën Kombëtare Presidentit Alain Berset dhe miqve tanë zviceranë! Zvicra është partneri ynë i kamotshëm dhe një përkrahës i zellshëm i popullit të Kosovës. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë e cila luan një rol thelbësor”, ka shkruar Presidentja Osmani.