Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Gus 2, 2023

Njësitet policore në Mitrovicë e Vushtrri, kanë arrestuar dy person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike.
Në rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në bulevardin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike prej 2.7 gram.
Ndërsa në rastin e dytë, në rrugën ‘Bahri Kuqi” në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike.
Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Ndërsa pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.
Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM