Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohet një i dyshuar shtetas gjerman, i cili kërkohej nga INTERPOL-i

Gus 2, 2023

Policia e Kosovës vazhdon bashkëpunimin dhe koordinimin më policitë e shteteve mike, me qëllim të luftimit të akteve anti-ligjore, zbulimin e rasteve kriminale dhe dërgimin para organeve të drejtësisë të të dyshuarve të përfshirë në raste penale (kriminale).

Policia, në këtë rast Njësia FAST-ILECU, ka realizuar një arrestim të një shtetasi gjerman i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar për INTERPOL-in nga Gjermania.

I dyshuari është lokalizuar dhe më pas arrestuar në Lipjan. Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari penale, konkretisht për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’.

Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me akt-vendim nga prokurorja, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. Më pas në koordinim me institucionet tjera do të ndërmerren hapat e paraparë për raste të tilla, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM