Build Skills with our trainings

Sign up now!

PDK: Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik para MINT

Gus 2, 2023

Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për zhvillimet e fundit, të cilat e lidhin këtë ministri për keqpërdorimin e qindra mijëra eurove të rezervave shtetërore të vajit, sheqerit dhe grurit.

“Vaji dhe Polonia, si Rozeta e hajnia!”; “Rinia largohet, Rozeta pasurohet”; “Ju me zemër, na pa bukë!” – janë disa nga parullat e aksionit të sotëm të RDK-së.

Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu tha se MINT në krye me ministren Rozeta Hajdari deri tani ka shpërfaqur vetëm keqmenaxhim e abuzim të parasë publike.

“Përgjimet që lidhen specifikisht me vajin dhe sheqerin dëshmojnë se kjo ministri ka blerë vaj dhe sheqer me vlerë mbi 300 mijë euro prej një kompanie polake. Paret i kanë dhënë, por vaji, sheqeri e gruri nuk janë kërkun.  Ne po e zhvillojmë këtë aksion simbolik, sepse kjo ministri në krye me Rozetën nuk ka treguar rezultat deri më tani, por vetëm keqmenaxhim e abuzim të parasë publike”, theksoi Salihu.

PDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Rozeta Hajdarit dhe kërkojmë nga organet e rendit t’i hetojnë këto skandale korruptive.

 Salihu tha se po shihet qartë që Qeveria Kurti me skandalet e saj të njëpasnjëshme nuk e ka prioritet rininë. Andaj, ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Rozeta Hajdarit dhe kërkojmë nga organet e rendit t’i hetojnë këto skandale korruptive, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM