Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, i cili po e përfundonin misionin e tij në Republikën e Kosovës.
Në këtë takim ministri Sveçla dhe Sassel, biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë mes MPB-së dhe shtetit të Belgjikës, ku me këtë rast ministri Sveçla e falënderoi për mbështetjen që kanë dhënë për Republikën e Kosovës, në procese të ndryshme.
Sassel e falënderoi ministrin Sveçla për përkushtimin, si dhe ritheksoi gatishmërinë e shtetit të Belgjikës për zgjerim të bashkëpunimit në fushat që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme.
Në fund ministri Sveçla i uroi, Sassel suksese në misionin e tij të radhës, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.




