Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT e vendosur ndaj zvogëlimit të barrës administrative e ofrimit të shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve

Gus 3, 2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se kushtëzimi për të nxjerrur vërtetimin e shlyerjes së borxhit të Tatimit në Pronë për të regjistruar veturën është hequr qysh në vitin 2021, bazuar në Rregulloren mbi Pezullimin e Shërbimeve Komunale për Mbledhjen e Detyrimeve të Papaguara të Tatimit në Pronë, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në tetor të vitit 2021.

Për më tepër, me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-176 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e Tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes nenit 111 ka fshirë nenin 29 të Ligjit për Tatimin në Pronë.

Pra, rekomandimi i dhënë nga Avokati i Popullit lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme veçse është adresuar kohë më parë nga Ministria.

MFPT është e vendosur dhe e përkushtuar ndaj zvogëlimit të barrës administrative e ofrimit të shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

 

Lajmi: https://indeksonline.net/avokati-i-popullit-i-kerkon…/

Rregullorja: https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=50288

Ligji për Tatimin në Pronë: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=78181

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM