Komuna e Prishtinës ka njoftuar se inspektorët e Kryeqytetit po vazhdojnë aksionin për kontrollimin e respektimit të orarit të punës dhe ndotjes akustike.
Kontrolle të tilla, të dyfishta, do të vazhdojnë edhe më tutje, dhe nuk do të falen ata që nuk respektojnë rregulloren.
Inspektorati është duke përcjellë sistemin e ri për kontrollimin e zhurmës dhe mund t’iu themi se aktualisht, për shkak të kompleksitetit të tij, akoma jemi në fazën testuese, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve në këtë periudhë e cila nuk do të zgjasë shumë, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.






