Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në fluksin e madh të automjeteve që janë duke qarkulluar në rrugët e vendit, ardhja e bashkatdhetarëve, organizimi i ahengjeve familjare, rrjedhimisht është rritur edhe numri i aksidenteve në trafik.
Prandaj me qëllim të ruajtjes së jetës së qytetarëve dhe parandalimit të aksidenteve Policia e Kosovës Aelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave, sepse jeta e njeriut është më e rëndësishme se tejkalimi i shpejtësisë dhe koha e arritjes në lokacionin ku jeni nisur, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






