Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK mirëpret dënimin e përjetshëm ndaj Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit

Gus 4, 2023

RrGK mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj për ta dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.

Megjithatë RrGK mendon se dënimi prej 15 vjet burgim kundër Arbër Sejdiut është i ulët  për veprën dhe pasojat që janë shkaktuar dhe të njëjtit është dashur që t’i shqiptohet dënimi kapital prej 25 vjetësh sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

RrGK do të analizojë vendimin për lirim nga aktakuza për dhunim dhe do të monitorojë rastin në instanca të tjera që vendimi i Gjykates Themelore ndaj Dardan Krivaqës të mos ndryshojë.

RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800, thuhet në komunikatën për media e RrGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM