Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se pas ngjarjes së mbrëmshme, bashkë me drejtorin për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica kanë mbajtur një takim urgjent me drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e sigurisë në kryeqytet dhe hapat të cilët duhet të ndërmarrin bashkërisht për krijimin e policisë së kryeqytetit e cila është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë.
Siguria në kryeqytetin tonë është prioritet i yni.