Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Në Klinikën e Kardiologjisë trajtohen 14 pacientë me çrregullime të zemrës

Gus 8, 2023

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se disa nga shërbimet të cilat më parë qytetarët detyroheshin t’i merrnin jashtë vendit, tashmë kanë filluar t’i marrin në QKUK, si rezultat i përmbushjes së objektivës së MSh për shtimin e shërbimeve të reja dhe shfrytëzimin e ekspertizës nga profesionistë që veprojnë në sistemet më të avancuara shëndetësore. Kjo për qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë.

Në Klinikën e Kardiologjisë, njësinë e elektrostimulimit dhe elektrofiziologjisë, brenda katër ditëve, janë trajtuar 14 raste të pacientëve me çrregullime të ritmit kardiak. Metoda me ablacion me radiofrekuencë është realizuar me sistem modern të navigacionit 3D, si një mënyrë më e sigurtë dhe efikase në këto raste.

Kjo është bërë e mundur falë punës së ekspertëve të elektrofiziologjisë të këtij shërbimi në bashkëpunim me ekspertët elektrofiziolog nga Bullgaria, Prof. Vassil Traykov dhe kryemjeku Dr.Valon Spahiu i cili vepron në Heilbronn, Gjermani.

Elektrostimulimi është një teknikë e përdorur për të stimuluar muskujt duke përdorur impuls elektrik. Përdorimi i elektrostimulimit ndihmon në rritjen e forcës muskulore, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe zvogëlimin e dhimbjeve muskulore. Ndërsa, elektrofiziologjia përfshin studimin e impulsit elektrik të qelizave të ndryshme, si muskujt, nervat, zemra, truri, etj, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM