Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se vullneti dhe gatishmëria e tij për bashkëpunim përtej politikave partiake, për të mirën e vendit, është shembull për të gjithë.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se me keqardhje mora lajmin për dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ishte një profesionist i rrallë, njeri i vlerave perëndimore me të cilin pata një bashkëpunim të jashtëzakonshëm.
Bashkëpunëtor njëherë, miq përherë!






