Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se në Qeveri kanë proceduar Koncept Dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative në të cilin adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës.
Haxhiu në postimin e saj në Facebook ka thënë se themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastruktures ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative.
Edhe një zotim po përmbushet






