Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS fton të rinjtë të bëhen pjesë e Panairit të Rinisë dhe të prezantojnë punën e tyre

Gus 10, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit fton të rinjtë që të bëhen pjesë e Panairit të Rinisë dhe të prezantojnë punën e tyre.

Ky panair mbahet në Prishtinë më datë 25 gusht nga ora 11:00 dhe ofron hapësirë për të rinjtë që të paraqesin veprimtarinë e tyre dhe të rrjetëzohen me institucionet publike, sektorin privat dhe organizatat.

Nëse jeni artistë, artizanë, ndërmarrës apo krijues të rinj (15 – 24 vjeç), inkurajoheni të aplikoni për të siguruar hapësirë.

Shembuj që mund të ekspozohen janë krijimtaritë në fushën e artit, artizanate të ndryshme, punëdore, gastronomi, teknologji informative, prodhimtari, si dhe fusha të tjera që reflektojnë punën dhe angazhimin tuaj.

Plotësoni formularin e aplikimit deri më 13 gusht: https://shorturl.at/uzKNO

Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe mbështetet nga UNICEF në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM