Build Skills with our trainings

Sign up now!

Suspendohet zyrtari policor, nuk reagoi në mënyrë profesionale me rastin e sulmit ndaj gazetarit

Gus 12, 2023

Në Prizren është organizuar një protest kundër disa performancave në DokuFest, një festival ndërkombëtar tradicional i filmave dokumentar që mbahet në Prizren, në atë rast nga protestuesit një gazetar është sulmuar dhe është penguar në kryerjen e detyrës së tij.

Lidhur me këtë policia në konsultim me prokurorin ka inicuar rast “ Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Lidhur me rastin është identifikuar një i dyshimtë, i cili pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

Sot Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoriatin Policor të Kosovës kanë analizuar veprimet policore të policëve që ishin në vend ngjarje gjatë incidentit.

Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, pas konsultimin dhe sugjerimin nga IPK , me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor nga Stacioni Policor Prizren.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren në mbetet gjithmon e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për gazetarët me të cilët kemi bashkëpunim të shkëlqyer, të vazhdueshëm dhe profesional, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM