Të shtunën përfundoi edicioni i 22-të i festivalit ndërkombëtar të filmave dokumentarë dhe të shkurtë DokuFest.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se Prizreni, qytet me histori të pasur kulturore përmes këtij festivali ka vendosur Kosovën në hartën botërore të kinemasë duke shfaqur filma, dokumentarë, organizuar punëtori me tema aktuale të cilat ngrisin ndërgjegjen për çështje sociale,politike e kulturore.
Dokufest ka sjellë gjithmonë turistë të shumtë të cilët mahniten me Prizrenin e bukur, kulturën e qytetarët e saj dhe gjithçka që ofron ky qytet historik i joni.






