Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia parandalon kontrabandën me mallra në brezin kufitar me Serbinë

Gus 13, 2023

Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Lindje, gjatë realizimit të detyrave të tyre në brezin kufitar me Serbinë, në dy raste të ndara ndaluan dy vetura që bartnim mall të kontrabanduar.

Njësitet e TASKFORCËS e DRPK Lindje, gjatë një pike vëzhgimi në fshatin Muqibabë, ka pikasur që nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall.

Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa vendore, që drejtohej nga I.J., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral.

Njësitet e TASKFORCËS e DRPK Lindje, gjatë një pike vëzhgimi në fshatin Muqibabë, kanë vërejtur që nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall.

Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa serbe, që drejtohej nga M.S., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: dy paket mish dhe 640 shishe me birra.

Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet të dorëzohen në Terminalin Doganor, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM