Me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, 22 edicione radhazi, festivali DokuFest i ka ofruar vendit përjetime të pasura artistike, duke e sjell botën artistike në Prizren.
Po i rikthehemi emocioneve e kujtimeve të bukura përgjatë më shumë se një jave rrugëtim në botën e filmit të Dokufest.
Kemi mësuar për sakrificën për art, fuqinë e vullnetarizmit, potencialin artistik e ekonomik, duke u bërë vend i krijimtarisë së jashtëzakonshme kinematografike dhe njëkohësisht duke gjeneruar të hyra milionëshe për vendin.
Edicioni i sivjetmë përfundoi të shtunën me ndarje të çmimeve për më të mirët në 8 kategori. Ministri Çeku ndau Çmimin e Kategorisë Kombëtare, për filmin “Prishtinë 2002” me regjisore Trëndelinë Halili dhe producent Ermal Gërdovci. Përgëzime të gjithë fituesve dhe faleminderit organizatorëve. Shihemi në Dokufestin e radhës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






