Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka nderuar ish ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn me Çelësin e Qytetit.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se ishte nder vërtetë i madh për mua t’i jap Çelësin e Qytetit mikut dhe ish Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
E falënderoj për shërbimin fantastik që ka dhënë për vendin.
Bashkëpunëtor njëherë, miq përherë!






