Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Tre filma kosovarë në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Gus 15, 2023

Ministria e Kulkturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Qendra Kinematografike e Kosovës po vazhdon fuqishëm prezencën e saj nëpër botë me filmat më të ri që i ka mbështetur.

Premiera botërore e filmit “Fran and Verka: or a usual day in an abandoned village” u dha në edicionin e 29-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, ku ditëve në vijim do të shfaqen edhe 1 film bashkëprodhim dhe 1 zhvillim skenari.

Përkrahur nga QKK, dokumentari i metrazhit të shkurtër shpalos tregimin e Franit dhe Verkës, një çift kroat nga Kosova, të cilët janë banorët e vetëm të fshatit Vërnakollë. Përmes dokumentimit të një dite të çiftit, dokumentari na fton të rimendojmë ndjenjat e vetmisë, përkatësisë dhe lidhjes me vendin që e quajmë shtëpi.

Regjisori Sovran Nrecaj, producentja Aurela Kadriu dhe drejtori i fotografisë Besim Ugzmajli, ishin të pranishëm në premierë, pas së cilës ju përgjigjën pyetjeve të audiencës në një sesion diskutimi, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM