Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci prezanton punët e realizuara gjatë muajit korrik dhe ato të cilat janë në proces të realizimit

Gus 15, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në konferencën për media ka njoftuar se në bazë të Udhëzimit Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor 2023/2024, parashihet që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator, derisa detajet konkrete në lidhje me furnizmin e nxënësve me tekste shkollore do të bëhen publike gjatë ditëve në vijim.

Ministrja Nagavci po ashtu bëri të ditur se këtë vit shkollor arsimi dual do të zgjerohet edhe me 8 profile të reja, duke bërë që sistemi dual të jetë i aplikueshëm në gjithsej 12 profile, në 21 shkolla profesionale, në 14 komuna të ndryshme të Kosovës.

Ndërsa, sa i përket krijimit të infrastrukturës së nevojshme për personat me nevoja të veçanta, ministrja Nagavci tha se, për herë të parë në Kosovë do të bëhet furnizmi me pajisje për krijimin e sintezës vokale në gjuhën shqipe, e cila do të përmirësojë cilësinë në arsim dhe do të tejkalojë barrierat me të cilat ballafaqohen personat e verbër në Kosovë.

Ministrja Nagavci gjithashtu ka folur edhe për ndarjen e mjeteve për tekste shkollore për nxënësit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, miratimin e Programit Kombëtar i Shkencës 2023-2028 nga ana e Qeverisë, përmbushjen e zotimit për ndërtimin e çerdheve të reja, respektivisht ndërtimin e çerdhes në Fushë Kosovë, në Batllavë të Podujevës dhe në Shtime, si dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore e cila do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë në arsim, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM