Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se pas më shumë se 40 vjetësh shkallët te “Posta e Madhe” në këtë lagje kanë marë pamje tjetër.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se shkallët te “Posta e Madhe” janë renovuar tërësisht, e shumë shpejt do të vendoset ashensori për t’ua mundësuar qasjen personave me nevoja të veçanta dhe nënave me karrocë fëmijësh.
Kemi shtuar gjelbërmin dhe e kemi ndriçuar gjithë zonën.
Lagjja “Dardania” tani duket më bukur.






