Njësitet e Doganës së Kosovës kanë arritur që të zbulojnë substanca narkotike në një dërgese postare qe vinte nga shtetet e huaja. Gjate kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganor kane dyshuar ne përmbajtjen e dërgesës duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të mjaftueshëm që kjo pako të ekzaminohej në detaje.
Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar per marihuanë. Konform procedurave për mallra te ndaluara, është njoftuar Policia e Kosovës – Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.