Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike -KEDS njofton se kanë filluar me investime masive në Ulpianë të Prishtinës.
Përmes këtij projekti po bëhet futja e kabllove nëntokë, vendosja e trafove më të mëdha dhe me më shumë kapacitet, dyfishimi i kapaciteteve të rrjetit nga 10 kV në 20 kV dhe krijimi i daljeve alternative.
Investimet në Ulpianë janë pjesë e mega investimit të KEDS në Prishtinë, që ka filluar tash e disa vite dhe ka për qëllim futjen e kabllove nën tokë, dyfishimin e kapaciteteve, pra kalimin nga 10 kV në 20 kV dhe krijimin e lidhjeve unazore, ku konsumatorët do të furnizohen në rast të ndonjë problemi nga daljet alternative, thuhet në postimin në Facebook të KEDS-it.






