Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., Fisnik Osmani ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin e ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Reçica. Bazuar në këtë marrëveshje bashkëpunimi, NP “Termokos”, i ka dhënë në shfrytëzim 3 kamioneta NP “Pastrimi”, që do të përdoren për bartjen e mbeturinave.
Kjo është një nga marrëveshjet e bashkëpunimit, në mesin e shumë të tjerave, që ka arritur kryeshefi Osmani me ndërmarrje e institucione të ndryshme, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës, thuhet në komunikatën për media e NP Termokos-it.




