Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se më 27 dhe 28 gusht, përmes shfaqjes “Correr o Fado”, një perfomancë plot art dhe pasion, Baleti Kombëtar i Kosovës do ta zbukurojë skenën në Graz të Austrisë.
Në një larmi lëvizjesh e tingujsh, balerinët do të shfaqin mjeshtërinë e tyre nën koreografinë e Daniel Cardoso, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
Për më shumë detaje rreth shfaqjes vizitoni faqen e Baleti Kombëtar i Kosovës – The National Ballet of Kosova.