Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se dy muziciente nga Zara e Kroacisë, Dina Bušić me origjinë arbëreshe dhe Melita Ivković, u kthyen në kohën e gjyshërve duke interpretuar këngë të veçanta nga albumi që e kanë mbledhur e kultivuar ndër vite.
Koncerti i mbajtur në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, u ndoq nga ministri Hajrulla Çeku, seminaristët e publiku.
Programet e tilla përforcojnë ndjenjën e identitetit dhe ruajnë trashëgiminë kulturore, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






