Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka vizituar Dhomën e Monitorimit të Ndotjes Akustike në Inspektoriatin e Kryeqytetit.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se nga e hëna do të fillojnë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten.






