Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Drejtoria për Kulturë në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, në “Tregun Veror” në Bulevardin “Xhorxh Bush” është shaqur filmi “Zgjoi” e regjisores Blerta Basholli.
Edhe gjatë netëve në vazhdim do të shfaqen filma për të gjithë artdashësit, do të ketë muzikë, pije e ushqim, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.






