Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohet njё person i dyshuar pёr tё shtёna me armё nё njё aheng

Gus 21, 2023

Gjatё realizimit tё planit operativ “Goditja”, Stacioni Policor nё Pejё, ka pranuar informacion se nё fshatin Graboc-Pejё, nё njё aheng ka ta shtëna me armё.

Njësitet relevante menjëherë janё përgjigjur duke marr informacionet e duhura dhe lokalizimin e vendit ku dyshohej se ёshtё shtёnё me armё.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, nga i njëjti ёshtё marrё urdhër pёr kontroll/bastisje.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё kontrollit janё gjetur dhe sekuestruar:

  • Njё (1) armё AK 47
  • Tre (3) karikator tё sё njejtёs armё
  • Njёqind e njёzet e njё (121) fishekё kal: 7.62x39mm
  • Dy (2) fishek kal: 7.9mm
  • Gjashtё (6) gëzhoja kal: 7.62x39mm

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёgohet nё mbajtje pёr 48- orё, thuhet nё postimin nё Facebook tё PK-sё.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM