Build Skills with our trainings

Sign up now!

AKK: Komuna e Mitrovicës së veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Gus 22, 2023

Në mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Asociacionit të Komunave të Kosovës sot është bërë anëtarësimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK).

Votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit dhe ka ardhë pas kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut e cila ka marrë vendim në Kuvendin e Komunës për t’u anëtarësuar në Asociacion.

Kryetari i AKK-së z.Agim Aliu në fjalën e tij tha se “ky është Kuvend i Jashtëzakonshëm i cili ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Sic e dini Asociacioni i Komunave të Kosovës është themeluar me 30 Qershor 2001 pas zgjedhjeve të para lokale e demokratike pas luftës së fundit në Kosovë.

Nga 38 Komuna sa ka Kosova, 34 prej tyre janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës, të cilat marrin pjesë në aktivitetet tona, japin ide e sugjerime, marrin pjesë në gjitha strukturat e Asociacionit që nga Kuvendit, Bordi, Këshilli i Kryetarëve dhe Kolegjiumet Profesionale.

Poashtu komunat anëtare marrin shërbime, projekte e zhvillim të kapaciteteve nga Asociacioni i Komunave dhe Qendra e Trajnimit brenda Asociacionit.

Anëtarësimin e një komune në Asociacion e bën Kuvendin i AKK-së me shumicën e votave, dhe pas kërkesës së një komune, e cila bën Kërkesë pas vendimit të Kuvendin e Komunës përkatëse ku shpreh interesim, dëshirë dhe nevojë për anëtarësim në Asocacionin e Komunave të Kosovës.

E tillë është edhe Kërkesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe kërkoj nga ju që sot të shqyrtojmë këtë Kërkesë dhe të vendosim me anë të votimit për anëtarsim të Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës”.

Pas anëtarësimit, Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut z.Erden Atiq në fjalën e tij tha së është i lumtur për këtë anëtarësim, për çka falenderoi delegatët e Kuvendit të Asociacionit dhe tha se do të japin kontributin e tyre në sfidat dhe adresimet e qeverisjes lokale në nivel vendi, thuhet në postimin në Facebook të AKK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM