Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana arrin rekord në të hyra, mbledh 1 miliard € për buxhetin e Kosovës

Gus 22, 2023

Dogana e Kosovës deri më sot ka arritur të mbledh 1 miliard euro, duke tejkaluar vitin e kaluar me 71 milionë Euro apo 7.62%. 

Duke ditur se edhe viti i kaluar ka pasur trend shumë pozitiv të rritjes dhe njëkohësisht është rritur efekti kundërveprues i thellimit të shkallëve të marrëveshjeve të tregtisë së lirë e në anën tjetër nuk ka ndryshim në politika fiskale, tejkalimi me këtë krahasim dëshmon qartazi vijimësinë e përkushtimit të pashembullt të Doganës së Kosovës në luftimin e ekonomisë jo formale dhe promovimin e praktikave që përkrahin konkurrencën fer dhe të ndershme.

Suksese të theksuara ne këto përpjekje janë rezultat edhe i bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe publikun në përgjithësi, andaj ju jemi shumë mirënjohës për përpjekjet e përbashkëta që kanë rezultuar me këto suksese, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM