Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë nga Policia Kufitare, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, gjatë vëzhgimit në zonën stacionit policor në Bërnjak dhe Liqeni i Ujmanit kanë vënë re një varkë, që dyshohet se ka lëvizur nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë vëzhgimit po ashtu janë vërejtur persona të dyshuar duka zbritur nga varka, të cilët me vete kishin pasur të ngarkuara 4 qese me mish derri në sasi prej rreth 40 kg, të cilat i kanë futur brenda në një objekt në atë lokacion.
Lidhur me rastin, në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore me ç’rast është bërë konfiskimi i mishit dhe i motorit të varkës, ndërsa 3 personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor, si të dyshuar për kontrabandim me mallra, për zhvillim të procedurave të mëtejme.
Pas konsultimit të prokurorit kujdestar, me rekomandim të tij, të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.