Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti dhe Hovenier nënshkruajnë marrëveshje mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit

Gus 24, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier në emër të dy qeverive respektive nënshkruan sot marrëveshjen mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes, Kryeministri Kurti e cilësoi atë si tejet të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit tonë të frytshëm në fushën e sigurisë, të mbrojtjes mbi informacionin e klasifikuar. Ai e falënderoi ambasadorin amerikan, Hovenier dhe Departamentin e Mbrojtjes të ShBA-së si implementuesin e Marrëveshjes, për besimin e treguar dhe për fuqizimin e mëtejmë të lidhjeve tona shtetërore përmes dakordimeve të këtilla.

Arritje të rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës e vlerësoi marrëveshjen edhe ambasadori amerikan, Hovenier. Në lidhje me të, ai tha se ajo përfaqëson zotimin e fuqishëm të tyre për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe se në të njëjtën kohë çon përpara aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial përmes shkëmbimit të informatave me ShBA-në. Ai po ashtu shtoi se ShBA mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Me marrëveshjen e nënshkruar sot dy shtetet marrin detyrime për mbrojtën e informatave të klasifikuara të njëra tjetrës, duke hapur derën për shkëmbim të këtyre informatave. Informacioni i kategorizuar si i tillë, do të ruhet ashtu siç e parasheh legjislacioni nacional dhe nuk do zbulohet përveç ndaj atyre që posedojnë çertifikatë të sigurisë, pa marrë parasysh pozitën apo titullin që personi i interesuar në informacion të klasifikuar gëzon. Marrëveshja parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur, mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar, e ndarjes tij në raport me palët e autorizuara.

Në këtë ceremoni sot i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe përfaqësues tjerë të Ministrisë së Mbrojtës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot nënshkrova, së bashku me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, edhe një Marrëveshje tejet të rëndësishme, në kuadër të bashkëpunimit tonë të frytshëm në fushën e sigurisë, të mbrojtjen mbi informacionin e klasifikuar. Dua të falënderoj ambasadorin Hovenier, si dhe Departamentin e Mbrojtjes të ShBA-së si implementuesin e Marrëveshjes, për besimin e treguar dhe për fuqizimin e mëtejmë të lidhjeve tona shtetërore përmes dakordimeve të këtilla.

 

Koncepti i sigurisë kombëtare është udhërrëfyes i qeverisjes së përgjegjshme. Qeveria e ka për detyrë të sigurohet që qytetarët janë të mbrojtur, dhe një gjë e tillë bëhet përmes veprimeve të mençura politike, ekonomike, ushtarake e diplomatike.

 

Siguria kombëtare është e drejtë dhe nevojë. Ajo përkthehet në vullnetin dhe obligimin e Qeverisë të merr vendime me të cilat garantohet pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti, detyra shtetëror këto të cilat jo rrallë kërkojnë edhe ruajtjen e informacionit si konfidencial. Mbrojtja e atillë e informacionit parashihet me ligj dhe siguron mbrojtje përderisa interesi kombëtar e dikton një gjë të tillë.

 

Prandaj sot, së bashku me shkëlqesinë e tij, ambasadorin Hovenier u dakorduam që informacioni i kategorizuar si i tillë, do të ruhet ashtu siç e parasheh legjislacioni nacional dhe nuk do zbulohet përveç ndaj atyre që posedojnë çertifikatë të sigurisë, pa marrë parasysh pozitën apo titullin që personi i interesuar në informacion të klasifikuar gëzon. Marrëveshja parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur, mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar, e ndarjes tij në raport me palët e autorizuara.

 

Çdo Qeveri e matur dhe e përgjegjshme, kupton që çdo veprim i kundërt rezulton me ndëshkueshmëri, sepse bëhet fjalë për shkelje të ligjit. Zbulimi i informacionit jetik për një shtet, qoftë ai i fushës së sigurisë, mbrojtjes, tregtisë, industrisë, teknologjisë apo punëve të jashtme, ruhet dhe mbrohet përderisa një gjë të tillë përcaktohet nga ligji, mjeti që mbron interesat shtetërorë e jo interesat individual apo preferancat personale.

 

Edhe një herë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dëshiroj te shpreh mirënjohjen time ambasadorit Hovenier, Departamentit të Mbrojtjes dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për besimin dhe bashkëpunimin e tyre.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM