Pas të dhënave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mallra të kontrabanduara, oficeret doganorë organizuan një operacion kontrolli në një biznes në Pejë.
Kontrolli i kryer nga dogana nuk gjeti produkte të kontrabanduara në ambientet e biznesit, megjithatë, gjatë inspektimit të hapësirës së biznesit, u zbulua një armë pa leje, respektivisht një pistoletë model CZ 99 kalibër 9x99mm dhe 11 fishekë.
Pas zbulimit të armës pa leje, Dogana e Kosovës në përputhje me ligjin njoftoi Policinë e Kosovës. Si rezultat, arma dhe rasti u dorëzuan tek Policia e Kosovës.
Dogana e Kosovës është e angazhuar në luftën kundër kontrabandës, ndërtimin e një ambienti të sigurt dhe zbatimin e plotë të ligjit, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.